Vertikale

Vertikale

Ne punuam në kopësht pa kimikate dhe pa plehra, përdorëm teknikat e mbjelljeve shoqëruese, rotacionin e të mbjellave dhe përzierjen e llojeve të perimeve. Megjithatë temperaturat tejet të larta në sezonin e verës në Qipro, na bënë të kuptonim që moti ishte jashtëzakonisht i nxehtë dhe nuk lejonte lulëzimin e shumicës së prodhimeve. Një mëngjes, patëm edhe momenti tonë “Eurekë”. Lexuam një artikull gazete, që përshkruante bujqësinë hidrofonike urbane, me anë të përdorimit të kontenierëve frigoriferikë. Dhe kjo ishte edhe përgjigjja ndaj kushteve të motit për Qipron. Me ndihmën e platformave “Google” dhe “YouTube”, ne gjetëm më shumë informacion për këtë teknikë të re në bujqësi. Sa më shumë që lexonim, aq më shumë na pëlqente si ide, pra fara ishte mbjellë tashmë në mendjen tonë dhe po lëshonte frytet e saj…

Tani ne rrisim prodhime vertikalisht në kontenierin tonë 67.7 m3, që mund të prodhojë ekuivalentin e 2 hektarëve tokë duke kursyer deri në 95% të ujit që përdoret në bujqësinë tradicionale.

Myrianthy Oxtoby

Fermere