E gjitha është më e madhe se sa shuma e pjesëve të saj

E gjitha është më e madhe se sa shuma e pjesëve të saj

Janë bërë mjaft kërkime lidhur me lëndët ushqyese potencialisht të dobishme që janë të pranishme me shumicë në dietat mesdhetare, të tilla, si: acidet yndyrore të pangopura, nivelet e larta të fibrave, antioksidantët, si vitaminat E dhe C, polifenolet, e të tjerë. Megjithatë, cilësitë e të gjithë modelit duket se shkojnë përtej efekteve individuale të lëndëve ushqyese. Me anë të hetimit dhe vlerësimit të Dietës Mesdhetare si një model dietor, ne marrim parasysh lëndët ushqyese dhe ushqimet, ndërveprimet e tyre, ndërlidhjet dhe efektet kumulative. Të ngrënit është një sjellje tejet komplekse, që ka të bëjë me disa sjellje individuale, mes të tjerash, me zgjedhjen e ushqimeve specifike apo grupeve të ushqimeve, organizimin e ushqimit në vakte, si dhe kushtet rreth apo që paraprijnë të ngrënit.

Mary Yannakoulia, Meropi Kontogiannia, Nikolaos Scarmeas

‘Shëndeti Konjitiv dhe Dieta Medhetare: Vetëm dietë apo model jetese?”, Rishikime mbi Hulumtimin e Moshimit (2015)