Ushqimet tejet të përpunuara që përdoren në ditët tona, janë një problem vërtetë i madh. Kompanitë e ushqimit prodhojnë sasi të mëdha të këtyre lloj ushqimeve, të cilat janë mjaft të shijshme, shumë të lira, dhe mund të qëndrojnë në raft për një kohë shumë të gjatë. Edhe fëmijët i kanë shumë qejf këto lloj ushqimesh, sepse ato janë mjaft të shijshme. Është shumë e rëndësishme që t’i mbajmë larg ushqimet e përpunuara dhe të ndjekim dietën mesdhetare, apo dietën e Kretës: ushqimet që vijnë nga toka dhe që janë minimalisht të përpunuara, jo drithërat e bardha, shumë vaj ulliri, fruta nga kopshti i shtëpisë suaj, si dhe sasi të moderuara bulmeti. Ne duhet të promovojmë të ngrënit e bazuar në bimë, në vend të atyre të super përpunuarave, edhe nëse janë të ashtuquajtura me bazë bimore.
Frank Hu
Studiues i nutricionit dhe i diabetit