Babai im është peshkatar, dhe nëna ime drejtonte restorantin e familjes. Ne, fëmijët gjithnjë ishim të angazhuar. Ne ndihmonim babain me përgatitjet për të kaluar natën në det, ndihmonim nënën me gatimin dhe me të gjitha punët e tjera të restorantit, si varja e oktapodit në telin e rrobave, dhe pastaj shkonim në restorant.
Kështu lindi edhe shkëndija fillestare, që ndezi pasionin për të gatuar. E vetmja gjë që doja të bëja kur isha fëmijë, ishte të gatuaja. Kaloja orë të tëra duke shkruar receta dhe duke parë gra, që krijonin mrekulli në kuzhinat e tyre, dhe kjo gjë më magjepste. Këto janë ditët që tani i kujtoj me nostalgji, tek punoj në një restorant shumë të njohur në Londër, një punë që e bëj me shumë dashuri dhe pasion. Jam shumë e qartë se cila ka qënë pikënisja e rrugëtimit tim.
Maria Leivaditaki, Shefe kuzhine
“Egjeu: Receta nga Mali në Det”