Buka e Përditshme

Buka e Përditshme

Mbaj mend një herë që shkova për vizitë tek ca miq, kur papritur, nga një nga apartamentet aty pranë, erdhi një aromë e shkëlqyer. Dhe në moment mendova: “kjo është era e “mulukijas”, një lloji bime, të cilën po e skuqnin në vaj ulliri me hudhër dhe koriandër. Dhe nuk rrija dot pa trokitur në derën e tyre duke i pyetur a ishin nga Egjipti. Ata u kënaqën aq shumë, saqë më kërkuan të haja me ta. A nuk është e mrekullueshme, se çfarë arrijnë të bëjnë aroma, shija dhe muzika? Me t’i ndjerë, na duket sikur na transportojnë menjëherë në një vend tjetër, madje edhe në një civilizim tërësisht tjetër në mënyrë krejtësisht të fuqishme.

Claudia Roden
Autore librash gatimi dhe antropologe kulturore