Kulatra

Kulatra

Jetesa e peshkatarëve artizanë nëpër botë është në rrezik nga minimizimi i të drejtave të peshkimit, pakësimi i stoqeve të peshkut në oqean, si dhe kostot e larta operacionale. Të gjitha këto e kanë bërë gjithnjë e më të vështirë për peshkatarët që ata të sigurojnë jetesën e familjeve të tyre. Për banorët e Kulatrës, një ishulli të vogël dunor në jug të Portugalisë, ku nuk ka tokë të përshtatshme për të rritur perime apo për blegtori, peshkimi artizanal ka qenë një pjesë përbërëse e jetës ndër shekuj. Megjithatë, rritja e trysnisë mbi këtë lloj jetese po e bën gjithnjë e më të vështirë konkurrencën me peshkimin në shkallë të madhe industriale, dhe shpesh më pak të qëndrueshme. Meqenëse ky komunitet është përballur me realitetin e mbishfrytëzimit të stokut të peshkut, ka pasur një dëshirë të madhe për të mësuar më shumë rreth pasojave që kanë pasur veprimet njerëzore tek ekosistemet prej të cilave varen edhe ata. Faktet gjithnjë e më shumë sugjerojnë se peshkimi artizanal është rruga kryesore drejt së ardhmes afatgjatë e të qëndrueshme të peshkimit.

Nicolas Blanc
Biolog detar