Gjurmë thundrash

Gjurmë thundrash

Ajo që ne sot quajmë “dieta tipike mesdhetare” është e bazuar tek bimët dhe kafshët, që u sollën në këtë zonë nga Lindja e Afërt gjatë të ashtëquajturit “revolucionit neolitik”, i cili bëri të mundur edhe lindjen e bujqësisë, pra sot ne kemi bimë vendase, si gruri, apo elbi, si dhe të kafshë, si bagëtitë e imta dhe gjedhin, përfshirë derrat, delet dhe dhitë, kur në fakt asnjëra prej tyre nuk ishte vendase. Bujqësia dhe blegtoria sollën një farë sigurie, që u shoqërua me shumë punë, ndoshta edhe më shumë punë se ç’kishin bërë qëniet njerëzore edhe gjatë periudhës së gjuetarëve dhe mbledhësve. Në fakt, pikërisht atëherë ndryshoi edhe i gjithë peisazhi shoqëror i njerëzimit, pasi ne filluam të ndërtonim fshatra e të jetonim në to, së bashku me kafshët. Pra, kështu e gjetëm veten në një fushë krejtësisht të pashkelur më parë.

Catherine Perles
Arkeologe