Menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore, në Kretë kërkuesit amerikanë zbuluan, që dieta mesdhetare ishte shumë e ulët në kalori, shumë e ulët në përdorimin e mishit dhe që vaji i ullirit ishte edhe yndyra kryesore. Sheqer nuk kishte, sepse bëhet fjalë për njerëz shumë, shumë të varfër në Greqinë e pasluftës. Energjia elektrike mungonte, makina nuk kishte makina, dhe për rrjedhojë njerëzit ishin shumë aktivë fizikisht, sepse në fakt ata ishin gjuetarë dhe mbledhës, që do të thotë që ata hanin vetëm atë që mund të rrisnin dhe të siguronin vetë. Sigurisht që ata nuk kishin para të blenin ushqime të importuara, pra dieta e tyre, në pjesën më të madhe, bazohej tek bimët, perimet, frutat dhe prodhimet vendore. Është ajo lloj diete që ne mund ta quajmë sot “tejet të shëndetshme”.
Marion Nestle
Profesor i Nutricionit, Studimeve Ushqimore dhe Shëndetit Publik