Arabët ishin të rëndësishëm jo vetëm në krijimin e modeleve ushqyese mesdhetare, por edhe atyre evropiane. Në Siçili dhe në jug të Spanjës, ata sollën ushqime, si: qitrot, kallamin e sheqerit, spinaqin dhe patëllxhanet.
Një gjë që shumë vetë nuk e dinë, është se përdorimi i makaronave të thara, e ka zanafillën e vet në botën arabe. Makaronat njiheshin që në kohët e lashta, por në Lindjen e Mesme, makaronat e thara u përhapën falë arabëve. Gjeografi arab, Al-Idrizi, raporton që ndërmarrjet për prodhimin e makaronave të thara u përhapën nga bota arabe në të gjithë Mesdheun, si në vendet e krishtera, ashtu edhe në ato myslimane. Ky ishte edhe momenti i globalizimit të makaronave.
Massimo Montanari
Kërkues në fushën e Studimeve Ushqimore