Studentët e kulinarisë në Bresha, Itali, i përgjigjen pyetjes: “Cila recetë e kap më mirë dietën mesdhetare?”
Sallata me Oktapod. Pasi gatuhet, oktapodi përzihet me patate të ziera, ullinj dhe majdanoz, i hidhet kripë dhe aromatizohet me uthull balsamike, dhe sigurisht edhe me vaj ulliri ekstra të virgjër.
Aida Bara
Një recetë me bazë peshku. Për shembull: sardele me ullinj, domate, lëkurë limoni dhe trumëz. Është një recetë mjaft e thjeshtë, por që përfaqëson elementët kryesorë të kuzhinës mesdhetare. Diana Pletiunic
Karpaço toni me picajola të freskët. Receta bëhet me ton, domate, ullinj, kaperi, borzilok dhe kopër. Në këtë recetë, ashtu si edhe në kuzhinën mesdhetare, përbërësit respektohen dhe gatuhen fare pak, për të ruajtur shijen origjinale, me ndihmën e erëzave.
Jacopo Scanzi
Caccio e Pepe. Një recetë e pasur me makarona, që gatuhet mjaft lehtë. Vetëm se duhet të kesh djathë të mirë Pecorino Romano, piper të sapobluar, dhe e fundit, por jo më pak e rëndësishme, makarona të cilësisë së mirë. Giovanni Di Sabato