Tokë

Tokë

Toka në Mesdhe është, po ashtu, përgjegjëse edhe për varfërinë që u ka imponuar popujve të ndryshëm që kanë jetyar aty për shekuj, për shkak të shtresave jopjellore gëlqerore, hapësirave të mëdha të mbushura plot kripë, tokës së mbuluar me nitrat, depozitave të saj të rralla të tokës së shkrirë, si dhe pasigurisë së tokës së saj bujqësore. Shtresat e holla të tokës së punueshme, të cilat mund t’i gërvishtë vetëm plugu i thjeshtë prej druri, gjenden në mëshirën e erërave të forta apo sasive të mëdha të ujrave që sjellin përmbytjet. Mbijetesa në këtë zonë arrihet vetëm përmes përpjekjeve të vazhdueshme të njeriut.

Fernand Braudel
Historian
“Mesdheu dhe Bota Mesdhetare në Epokën e Filipit të Dytë, Vëllimi I”