Mesdheu është një rajon i ndërlikuar dhe me terren tejet të thyer, me male, lugina, ishuj dhe vijë të gjatë bregdetare. Ka një variacion tejet të gjerë të mjedisit të tij përmes distancave të shkurtra. Gjatë Epokës së Akullnajave, këto dallime u përkthyen në një mozaik varietetesh, që i lejoi disa zona të ruajnë disa prej tipareve të mjedisit mesdhetar, ku i ftohti dhe thatësira janë të përhapura gjerësisht. E në këto zona, në madhësinë, për shembull, të Siçilisë, të Peloponezit, apo të bregut jugor të Spanjës, flora dhe fauna jo vetëm që mund të mbijetonin, por edhe të evoluonin përgjatë miliona vjetëve. Një gjë e tillë ka krijuar një nga florat më të pasura e më të shumëllojshme që kemi hasur ndonjëherë në botë.
Cyprian Broodbank
Arkeolog