Gjasat janë që kuzhinierët kanë filluar të ushtrojnë profesionin e tyre në periudhën e vonë arkaike. Gatimi në Athinë dhe në qytete të tjera greke të periudhës klasike u bë art apo aftësi (“techne”) e njohur, dhe kuzhinierët ishin pjesë e profesioneve të lira, pra profesionistë të paguar. Kuzhinierët profesionistë (“mageiroj”) ishin kryesisht burra të lirë, pra nuk ishin skllevër. Të zgjedhur në bazë të reputacionit, rekomandimit apo çmimit, shërbimet e tyre nuk kërkoheshin çdo ditë, por vetëm gjatë darkave festive apo flijimeve. Ata ndihmonin në përzgjedhjen e kafshës që do të sakrifikohej, e sakrifikonin atë, përgatisnin ushqimin, dhe rishisnin mishin që nuk konsumohej. Në Romë, gatimi u bë profesion për skllevërit, meqenëse pallatet e mëdha romake, që nga shtëpia perandorake e poshtë, kishin nevojë për gatim çdo ditë.
Andrew Dalby
Gjuhëtar dhe historian