Mbledhja

Mbledhja

Jeta tregtare në Mesdhe, jo vetëm që ka pasur rëndësi përgjatë një mijë vjetëve të shkuara, por ajo vazhdon të jetë e rëndësishme edhe sot. Tregu nuk është vetëm vendi ku ndodh jeta ekonomike, por edhe vendi ku takohen komunitetet dhe njerëzit ndajnë historitë dhe ushqimet e tyre me njëri-tjetrin. Shtimi i supermarketeve moderne në Mesdhe do të thotë që tregjet vendore po bëhen gjithnjë e më të vogla e më pak të rëndësishme. Me vazhdimin e kësaj prirjeje ka të ngjarë që Mesdheu do të bëhet po aq pa shije, sa edhe një supermarket amerikan. Megjithatë unë jam optimist, sepse edhe në Amerikë, tregjet e fshatarëve janë rritur me shpejtësi, duke dëshmuar që njerëzit duan t’i kenë tregjet dhe t’i përdorin ato.

Clifford A. Wright
Autor librash gatimi
“Tregjet e Mesdheut”