Mënyra se si prodhohet ushqimi, çfarë konsumojmë, sa ushqim nuk përdorim apo hedhim, që të gjitha këto luajnë rolin e tyre në formësimin e shëndetit të njerëzve, si edhe të planetit. Prandaj do të ishte i udhës të miratohej një dietë universale për shëndetin tonë dhe të planetit, pasi kështu jo vetëm do të shmangej degradimi i rëndë mjedisor, por do të parandalohej edhe vdekja e përafërsisht 11 milionë qënieve njerëzore në vit. Megjithatë, ruajtja e sistemeve dhe proceseve natyrore prej të cilave varet njerëzimi, dhe që në fund të fundit përcaktojnë stabilitetin e sistemit të Tokës, kërkon jo më pak se një Transformim Rrënjësor Ushqimor. Komisioni bën thirrje për ndërhyrje ndërsektoriale dhe në shumë nivele, që përfshijnë: një ndryshim thelbësor global drejt modeleve të shëndetshme të dietës, reduktime të mëdha në mospërdorimin dhe hedhjen e ushqimit, si edhe përmirësime madhore në praktikat e prodhimit të ushqimit. Të dhënat janë të mjaftueshme dhe tejet bindëse për të garantuar veprim të menjëhershëm. Ushqimi do të jetë çështja vendimtare dhe përcaktuese e shekullit të 21-të.
EAT-Komisioni Lancet. Komisioni përbëhet nga 37 shkencëtarë të shquar nga 16 vende, që synojnë të përcaktojnë objektivat e dietës së shëndetshme dhe prodhimit të qëndrueshëm të ushqimit.
Lexoni RAPORTIN PËRMBLEDHËS.