Fotografi e gjurmëve të thundrës së një dhie në tullë nga një vend neolitik në Ganj Dareh, në Iranin perëndimor. Sipas një studimi të ri, në lashtësi gjuetarët dhe bujqit që jetonin në kodrat dhe luginat e malësive të gjelbëruara të Iranit, mund të kenë qenë edhe njerëzit e parë që kanë zbutur bagëtinë. Studiuesit analizuan ADN-në e kockave të dhive rreth 8200 vjet para erës së re, dhe e krahasuan atë me renditjen e gjenomeve të dhive të ditëve të sotme. Rezultatet tregojnë që tufat e para të dhive në malet Zagros të Iranit dallonin gjenetikisht nga dhitë e egra që ishin pre e gjuetisë dhe se, me ç’dihet, ato mund të përfaqësojnë edhe shembujt më të hershëm të kopeve me dhi në historinë e njerëzimit. Studime të ngjashme gjenetike kanë treguar se delet dhe dhitë që gjenden në ishujt e Mesdheut, janë pasardhësit e dhive të Lindjes së Afërt.
Projekti Arkeologjik Qendror i Zagrosit