Zaida Ben-Yusuf: Aroma e shegëve. Print platini.
Zaida Ben-Jusufi (1869-1933) ishte pararendëse e artit të portretit fotografik në fillim të shekullit të 20-të. “Aroma e Shegëve” përfaqëson përpjekjet e saj për të përdorur fotografinë në eksplorimin e një teme edhe më të madhe: joshjen dhe rrezikun e mundshëm që sjell një gjë e dëshirueshme.
Shega zë vend të rëndësishëm në mitologjinë greke me historinë e Persefonit, e cila duke ngrënë shegën që i dha Hadi, u detyrua të kalonte vitin në botën e nëntokës, ku mbretëron Hadi. Zaida e tregon subjektin e saj, që i ngjan Persefonin, duke u menduar për frutin që ka përpara. “Aroma” e shegës nuk ka të bëjë me erën që ajo lëshon, por me pritshmëritë joshëse që paraprijnë aktin e ngrënies së saj.
Divizioni i Printimeve dhe Fotografive, Biblioteka Amerikane e Kongresit.