Kripë

Kripë

Nevojat mesatare ditore të një të rrituri plotësohen me gjashtë deri në tetë gramë kripë në ditë. Kjo sasi themelore kripe është e pranishme në formë të natyrshme në ushqimin që ne hamë. Por në fakt, ne konsumojmë më shumë kripë se sa na nevojitet, mbi 15 gramë në ditë. Kjo ndodh, sepse kripa i shtohet ushqimit gjatë gatimit, për shkak të cilësive të saj si erëz (ajo nxjerr në pah shijen) dhe për vlerat e saj si ruajtëse e ushqimit (tek sallamrat dhe mishrat e kuruar, apo ushqimet turshi. (…) Deri në shekullin e 14-të, kriposeshin sasi shumë të mëdha mishi, peshku dhe perimesh. Djathi kriposej edhe më shumë se në ditët tona, e po ashtu, edhe buka, me qëllim që ajo të vinte siç duhej e të ruhej më mirë. Kripa i shtohej, po ashtu, edhe verës e birrës. Kursimtarë prej natyre, njerëzit e kohëve të lashta i shtonin pak kripë ushqimit të tyre. Në fillimet e hershme të Perandorisë Romake, ushtarëve të saj u jepej një grusht kripë në ditë. Më pas, racioni i kripës u zëvendësua me një sasi parash, duke i krijuar kështu mundësinë secilit prej tyre të blente kripën e tij. Pra, paratë që ata fitonin, ishin paratë e tyre të kripës (latinisht “sal”), ishte “salariumi” i tyre, apo rroga. Prandaj në atë kohë, në anglisht filloi të përdorej fjala “salary” për rrogën e civilëve.

Maguelonne Toussaint-Samat
Autore
“Historia e Ushqimit”