Rast i Veçantë

Rast i Veçantë

Në botën islame ka disa rregulla që ndalojnë ushqime të caktuara, si për shembull ngrënia e krijesave që kanë ngordhur, e gjakut, derrit dhe gjithçkaje që është therur, por duke mos vepruar “në emër të Allahut”. Kjo do të thotë që kafshët duhet të theren sipas një ritualit të caktuar, në mënyrë që mishi i tyre të bëhet mish “hallall”.
Në kontekstin e qytetit arabo-mysliman, këto rregulla nuk kanë qënë të përcaktuara rreptësisht, të paktën ndërmjet hebrenjve dhe myslimanëve. Ushqimi “kosher”, për shembull, ka qënë krejtësisht i ligjshëm për myslimanët, prandaj, sipas një shprehjeje të urtë popullore: “fli në shtratin e të krishterëve, por ha ushqimin e hebrenjve”, meqë për myslimanët, therja sipas traditave të krishtera nuk është “hallall”. Nga ana tjetër, mishi mund të hahet kur therja është kryer sipas ritit hebraik, që kërkon që kafsha të vritet pa vuajtur, sipas kushteve të rrepta fizike dhe sipas praktikave të ruajtura fetare. Ndërkohë, që pula, ka qenë për një kohë të gjatë një lloj mishi luksi, që rezervohej për raste të veçanta, dhe ishte pjesë e menusë së ditëve festive. Përdorimi i shpendëve ishte i rrallë dhe pula konsiderohej si ushqim suplementar për të vënë në pah statusin gastronomik të lëngut, se sa ushqimin e zakonshëm.

Mohamed Yassine Essid
Historian
“Historia e Ushqimit Mesdhetar”

ha