Kohë me Familjen

Kohë me Familjen

Ndarja e ushqimit e bashkon komunitetin dhe kur kjo bëhet në formë të organizuar, atëherë ushqimi kthehet në një formë arti që përfshin të bukurën në të gjitha llojet e saj. Kjo do të thotë krijimtari kulinare, me anë të së cilës ndarja e ushqimit arrin nivelin e pjesëmarrjes kulturore, që i lejon njerëzit të shprehin vetveten. Kur mendojmë për të ngrënit së bashku, ne mendojmë, po ashtu, edhe për tregimin e historive së bashku, kujtimin e së kaluarës, dhe të atyre që nuk janë më mes nesh. Ushqimi e përshkon shoqërinë në çdo mënyrë të mundshme që mund t’ju vijë në mendje, madje edhe gjatë vdekjes. Pra, ai është universal dhe është një element përkujtimi që na lidh të gjithëve, nga lindja e gjer në vdekje.

James C. Wright
Arkeolog
Ish-Drejtori i Shkollës Amerikane të Studimeve Klasike në Athinë

ha