Rishikimi i Dietës Mesdhetare
Dieta Mesdhetare është më e shëndetshmja në botë.
Ajo bazohet kryesisht në ushqimet me bazë bimore, të tilla, si: perimet, drithërat, arrat, bishtajoret dhe frutat. Ajo përfshin pak ose aspak produkte shtazore. Është një traditë ushqimore e lindur nga varfëria, ose një lloj ‘diete urie’ e krijuar nga komunitetet e bujqve dhe peshkatarëve përgjatë Mesdheut për shekuj me radhë.
Kjo dietë është njohur nga UNESCO edhe si pjesë e TRASHËGIMISË jomateriale njerëzore. Kjo dietë e bazuar tek vështirësitë ekonomike, ndarja e prodhimit dhe sezonaliteti, ka një mori të veçantë cilësish dhe ofron zgjidhje për disa nga problemet më kritike me të cilat përballet planeti ynë, si: humbja e biodiversitetit, shpërdorimi i ushqimit dhe ndryshimet klimatike.
Foodprint është një projekt ndërmediatik, që eksploron Dietën Mesdhetare dhe përse është e rëndësishme ajo për ne sot.
Duke lidhur Greqinë, Italinë, Spanjën, Portugalinë, Marokun, Qipron dhe Kroacinë, projekti bazohet në fotografitë e pesë fotografëve evropianë, të cilët sjellin të gjallë tek ne një mënyrë të lashtë jetese.
Paralelisht me ekspozitën fotografike që shëtit nëpër Evropë, aktivitetet përfshijnë seminare fotografike, programe edukative, shfaqje dokumentarësh, aktivitete gatimi dhe shëtitje kulinarie.
Ekspozita është strukturuar rreth pesë temave: mbijetesës, sigurimit të ushqimit, gatimit, ngrënies dhe qëndrueshmërisë. Këto tema janë aktuale në Dietën Mesdhetare dhe e vënë theksin në qasjen holistike ndaj ushqimit, që synon të promovojë një shëndet të mirë e të frymëzojë një jetesë të qëndrueshme.
Kontrolloni kalendarin për eventet tona të radhës!