Në studimin që ne e quajmë “Predimed” (Parandalimi me anë të Dietës Mesdhetare), ne përpiqemi të tregojmë se si mund të parandalohen sëmundjet kardiovaskulare me anën e Dietës Medhetare. Shumë njerëz mendojnë se ka një mori dietash mesdhetare, për shkak se ushqimi në Greqi, Itali dhe Spanjë është i ndryshëm. Por nëse vëren me kujdes, nuk ka edhe aq shumë dallime. Dieta Mesdhetare mbështetet tek kursimi, kështu që e mira është që ne të pakësojmë madhësinë e pjatave. Është shumë e rëndësishme të hamë drithëra me grurë të butë, të konsumojmë shumë fruta, perime dhe bishtajore. Po ashtu, është e rëndësishme të hamë peshk të yndyrshëm dhe të reduktojmë konsumin e mishit dhe prodhimeve të tjera që lidhen me mishin. Dhe elementi kryesor është vaji i ullirit.
Ramon Estruch
Mjek dhe studiues nutricionist