Chris de Bode

Chris de Bode

Chris de Bode

Chris, fotograf i specializuar për portrete dhe dokumentarë, ka fituar çmime të ndryshme ndërkombëtare dhe gjithnjë përpiqet të gjejë kënde ndryshe për të krijuar një histori vizuale. Në kërkim të ngjarjeve të ndryshme, ai ka udhëtuar në më shumë se 90 vende të botës, duke bashkëpunuar me OJQ, agjenci të OKB-së dhe botime të famshme, si “The Guardian”, “National Geographic”, “Vanity Fair” dhe “Time”.
Gjithashtu, Chris ka përvojë edhe në drejtimin e seminareve, që fokusohen tek tregimi i historisë me anë të fotografive. Për projektin “Footprint”, Chris ka udhëtuar në Spanjë, duke u përqendruar tek përfitimet shëndetësore që mbart ushqimi mesdhetar. Atje ai ka fotografuar një ekip shkencëtarësh në Universitetin e Navarrës, që po punonin për një nga studimet më kryesore në botë lidhur me Dietën Mesdhetare, e që quhej PREDIMED+.
Në Itali, Chris eksploroi temat e gastronomisë, krijimtarisë dhe novacionit, përmes një serie portretesh të studentëve të kulinarisë në qytetin e Breshias.

website instagram