Vanda Maria da Silva Castela Bonzinho

Vanda Maria da Silva Castela Bonzinho

Peshkimi i paligjshëm dhe ndotja përbëjnë edhe kërcënimet më të mëdha në qëndrueshmërinë afatgjatë të Ria Formozës, lagunës që përshkon anën veriore të ishullit portugez të Kulatrës. Ulja drastike e popullatës vendase të kuajve të detit, që dikur ishte më e madhja në botë, për shkak të peshkimit në masë dhe shitjes në tregjet aziatike, ka vënë alarmin lidhur me faktin se si monitorohet dhe kontrollohet zona. Duke u përballur me brishtësinë e jetesës dhe habitatit të këtyre specieve, banorët e Kulatrës janë bërë tashmë edhe aktorët kryesorë në sigurimin e së ardhmes për këtë popullatë të egër.
Edhe ndryshimet klimatike dhe ndotja e ujit kanë ndikuar në prodhimin e molusqeve dhe gocave të detit, të cilat janë burim kryesor të ardhurash për banorët kulatranezë. Gjatë viteve të fundit, ndotës nga qytetet fqinje dhe mjediset turistike, si pesticidet dhe fushat e golfit, kanë gjetur rrugën e tyre në ujrat e lagunës së Ria Formozës, aty ku mblidhen edhe butakët. Kjo rastësisht krijon zona “të ndaluara” për prodhimin. Prandaj është tejet e rëndësishme që të garantohet një mjedis i sigurt për biodiversitetin e ekosistemit të Ria Formozës, që në vetvete do të garantojë kushte të mira e të qëndrueshme pune për qytetarët e Kulatrës.

Sciaena, Shoqata e Shkencave Detare dhe e Bashkëpunimit

ha